Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji: Formacioni i Bashës ndihmësqeveritar, deputetët e PS janë vendosur si dele

Salianji: Formacioni i Bashës ndihmësqeveritar, deputetët e PS

Deputeti demokrat, Ervin Salianji kërkon që aksioni në parlament i deputetëve  të opozitës nuk duhet të jetë vetëm me fjalë, por duhet të gjenden forma të tjera radikalizimi.

I ftuar në A2 CNN, sipas tij opozita nuk duhet të rrijë në kurthin e PS-së.

Vendimmarrja e grupit të PD është po njësoj për të vazhduar të mos lejohet funksionimi i jetës parlamentare dhe radikalizimi i situatës  në parlament deri në arritjen e objektivave që kanë të bëjnë me komisionet hetimore përfaqësimi në reformën zgjedhore dhe mosndërhyrjen e mazhorancës në grupin parlamentar të PD.

Ne duhet të jemi në diversifikim të aksionit opozitar dhe i nënshtrohem rregullave të funksionimit, që vendos shumica. Dhe kush është më agresiv në të folur duhet ta shprehë dhe në aksion. Ne duhet te gjejmë forma te tjera qoftë edhe për të ndryshuar në radikalizim. në nuk duhet të rrimë në grackë dhe të jemi të përqendruar në një pikë kur situata politike ndryshon.

Ne nuk duhet të rrimë në kurthe që PS me të drejtë mund t’i bëjë. Janë disa çështje thelbësore që kanë të bëjnë me funksionimin e demokracisë, kemi të bëjmë me uzurpimin e pushtetit nga Rama dhe izolimi pa të drejtë i Berishës”, tha Salianji.

Salianji theksoi se Rama nuk ka asnjë interes për të pasur reformë zgjedhore dhe akuzoi Bashës si formacion ndihmës qeveritar, ndërsa deputetët e mazhorancës i quajti dele.

Formacioni i Bashës është formacion ndihmës qeveritar. Nuk ka për të pasur reformë zgjedhore. Rama nuk ka për të dhënë reformën zgjedhore dhe prandaj bën këtë variantin për të gjetur shkaktarë. Rama nuk ka asnjë interes për të pasur reformë zgjedhore, po përdor pjesën e bashkëkryetarit.

Ka dy vjet që është mbledhur komisioni i reformës zgjedhore vetëm për të kërkuar shtyrjen e afatit të vet. Prandaj po kërkon ta mbajë peng nëpërmjet konfliktit të stisur në opozitë nga mazhoranca, dhe do të pengojë reformimin e kodit zgjedhor. Ne jemi të qartë se kë duam përfaqësues.

Mazhoranca e ka përfaqësuesin e vet. Për PS Bibël e Kuran është vetëm Edi Rama, nuk ekziston ligj tjetër veç fjalës së Ramës. I ka nënshtruar. Delet i vendos në rresht dhe ecin. Deputetët e PS në këtë rast janë vendosur si dele”.

 

Të fundit