Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji kërkon kreun e grupit? Baçi: Është përpjekja e deputetëve për zgjidhje

Salianji kërkon kreun e grupit? Baçi: Është përpjekja

 

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi ka komentuar lëvizjen e fundit për të cilën flitet, nisma e Ervin Salianjit për të marrë kreun e grupit parlamentar.

Në një lidhje direkte për Euronews Albania, Baçi tha se nuk është një përpjekje e Salianjit, por e një shumë deputetëve për të marrë drejtimin e grupit parlamentar.

Teksa komenton përjashtimin e 4 deputetëve nga grupi me njoftim të Alibeajt, Baçi tha se e gjitha ndodhi pasi në garë u fut Salianji.

“Nuk është përpjekje e Salinanjit për të marrë drejtimin e grupit po është një përpjekje e shumë deputetëve për t’i dhënë një zgjidhje grupit parlamentar.  Duke pasur parasysh që grupi parlamentar i PD-së ka kryetar të grupit parlamentar Luçiano Boçin.

Salianji si nënkryetar i grupit parlamentar i propozuar nga shumë deputetë që kanë qenë mbështetës të Alibeajt dhe nga mbështetës të tjerë të Kuvendit të Rithemelimit që Salianji të zgjidhet kreu i grupit parlamentar. Sapo Salianji u fut në garë Alibeaj bëri veprimin qesharak  duke përjashtuar 4 deputetë të tjerë pa asnjë lloj mendimi”, tha Baçi.

Të fundit