Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji: Mjaftojnë faktet e Rai që kjo qeveri të japë dorëheqjen

Salianji: Mjaftojnë faktet e Rai që kjo qeveri të japë

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji deklaron se qeveria Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen vetëm nga faktet që ka nxjerrë deri tani Rai3.

Duke iu referuar sulmit të ministrave të Ramës ndaj mediave Rai dhe BILD, Salianji u shpreh në Syri tv se kjo është qesharake të thuash se ‘po ra Rama ra Meloni’.

Salianji: Mjaftonin faktet që ka nxjerrë tani Rai3 që kjo qeveri në çdo vend normal të japi dorëheqjen. Në këto kushte ajo që konfirmohet prap është që këtu kemi një autokraci dhe duhen bërë llogaritë me autokracinë dhe sa vjen e sa vjen zullumi po trashet.

Nuk ka njeri që të thuash se po godasin këtë se po ra Rama ra Meloni. Ore Edi Rama e përdor Shqipërinë si pronë të vetën për të krijuar kontakt me Melonin, me cilindo në këtë vend.

Të fundit