Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji mohon zërat për takimin mes Bardhit dhe PS: Do ishte tradhti!

Salianji mohon zërat për takimin mes Bardhit dhe PS: Do ishte tradhti!

Deputeti i Partisë Demokratike,Ervin Salianji ka hedhur poshtë zërat se kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi është takuar me eksponentë të PS lidhur me reformën zgjedhore.

Në një intervistë për Euronews Albania, Salianji u shpreh se kjo do të ishte një tradhti ndaj interesave të demokratëve.

Nuk ka asnjë takim, të paktën në dijeninë tim të çdo përfaqësuesi të PD me Ramën, do ishte një tradhti ndaj interesave të demokratëve nëse dikush, pa pasur tagër përfaqësimi mund të bëjë lëvizje, por këto janë shashka kur kemi një bashkim në PD. Pse ta bëjmë me 3 bashkëkryetar le të bëhet me 33, nuk ka logjikë; ka 2 bashkëkryetarë, ai komision është bipartizan, Rama e ka bërë vetëm me partizanët e vet.

Që do të thotë se dy partitë më të mëdha kanë bashkëkryetarët dhe partitë e tjera kanë përfaqësuesit e tyre. Këtu fus edhe formacionin politik që ka 7 deputetë, që duhet të kenë përfaqësuesit e tyre, por nuk mund të sillen sikur janë shumica”, tha Salianji.

 

Të fundit