Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji: Nëse Basha kandidon për kreun e PD, do të ishte turpërim

Salianji: Nëse Basha kandidon për kreun e PD, do të ishte

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka përjashtuar mundësinë që Lulzim Basha të kandidojë për kreun e Partisë Demokratike.

I pyetur në ABC News, nëse Basha e ka në plan të jetë kandidat për postin e kryetarit, Salianji tha se diçka e tillë do të ishte turp për Bashën.

“Në logjikën time Jo. Me aq sa kam punuar me të, këshilla ime do të ishte se ky është turpërim”, tha Salianji.

Sa i përket mundësisë që në krye të PD, të vendoset Berisha, Salianji tha “unë po e them edhe njëherë se është momenti për bashkim, por mendoj se zoti Berisha duhet t’i lërë hapësirë dikujt tjetër që të çojë partinë përpara”.

Lulzim Basha dha dorëheqjen duke deklaruar se do të bënte një happas me qëllim që demokratët të vazhdonin drejt së ardhmes të bashkuar. Në vend të tij, u vendos kryetar i komanduar Enkelejd Alibeaj.

Kryesia e PD i ka bërë thirrje edhe ish-kryeministrit Sali Berisha të tërhiqet nga partia. Grupi parlamentar kërkoi që të bashkohen me Komisionin e Rithemelimit, ndërsa vijojnë të jenë në bisedime dhe negociata mes tyre.

Të fundit