Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji paralajmëron rikthimin e Bashës: Do tretet në krye të PD-së së vulës

Salianji paralajmëron rikthimin e Bashës: Do tretet në krye

Ervin Salianji, shprehet se ish-kryetari i PD-së mund të rikthehet sërish pas zgjedhjeve lokale.

Duke folur në një intervistë për “Top Talk”, demokrati thotë se ka një privatizim të vulës nga 2-3 persona.

“Ka një privatizim të PD-së së vulës. Do të jemi prapë këtu dhe do ta shohim si do të tretet bashkë me ish-kryetarin kur ai të kthehet në krye të asaj partie.

Do të kthehet dhe do të tretet bashkë me ata. Është e qartë që do të ketë një proces në 15 maj, në 30 qershor do të kthehet”, tha Salianji.

Salianji akuzon Alibeajn se në fushatën zgjedhore për 14 majin, më shumë po promovon Edi Ramën se sa opozitën.

Të fundit