Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji: Pas kërcënimit të Ramës, Apeli njoftoi tjetër standard për ‘Babalen’

Salianji: Pas kërcënimit të Ramës, Apeli njoftoi tjetër

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur jashtë Kuvendit për gjuhën e shthurur të përdorur nga kryeministri Edi Rama drejtuar opozitës.

Salianji tha për mediat se Rama mendon se është me të vetët kur i drejtohet demokratëve, ndërsa e cilësoi një kryeministër të shfaruar që kontrollon çdo institucion.

Demokrati komentoi edhe ‘kërcënimin’ që Rama i drejtoi nga foltorja për proceset gjyqësore që janë hapur ndaj Salianjit. Ky i fundit tha se vetëm disa minuta pas deklaratës së Ramës, Gjykata e Apelit doli me njoftim për të ndryshuar procedurën e gjykimit.

“Asnjë nga këto nuk ndodhi sepse kryeministri në ditën që duhej të kujdesej për qytetarët u kujdes për një tjetër mega-aferë korruptive. Kërkon të marrë mijëra metra katrorë tokë dhe miliona dollarë për t’i kaluar në xhepat e njerëzve afër tij. E dëgjuat me një gjuhë rrugaçi si i drejtohej opozitës. Pa diskutim ngjarja tjetër e cila është paralajmëruar, se si kryeministri nga foltorja e parlamentit mendon se më kërcënon që e ka hapur vetë. 20 minuta pasi kryeministri e bëri këtë kërcënim, Gjykata e Apelit solli një njoftim që për të njëjtat kërkesa procedurale, duke ndjekur një standard tjetër. Do jemi në proces gjyqësor nëpërmjet avokatit. As më tut që të tërhiqem nga mbrojtja e interesit publik dhe dinjitetit të kujtdo që është në atë sallë. I drejtohet me atë gjuhë si i shfazuar. Mendon se është me ata që ka rreth e rrotull që i komandon dhe i sjell vërdallë si kukulla. Shqetësimi kryesor i km me sa duket është dhe protesta e 12 nëntorit, për të cilën gjej rastin të ftoj çdo qytetar që t’i bashkohet. Përballja do të bëjë që një kryeministër që është i shfazuar dhe kontrollin çdo institucion të vijë në binarë”, deklaroi Salianji.

Të fundit