Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji: Po kërkojmë bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore, s’mund të ketë grupim me 7 deputetë

Salianji: Po kërkojmë bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore,

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur pas seancës plenare.

Për mediat Salianji, tha se PS e ka vënë parlamentin për fund bashkë me institucionet e tjera duke i nënshtruar.

Salianji tha se deputetët e opozitës, 47, kërkojnë bashkëkryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore pasi ata duhet të përfaqësohen, ndërkohë që nuk mund të pranojnë që një grupim me shtatë deputetë.

“Siç edhe e shihni, në mënyrë të përsëritur PS e ka vënë për fund parlamentit dhe institucionet e tjera. Të gjitha institucionet i binden Ramës. Po votohen ligjet dhe kalohen në mënyrë të përshpejtuar. Ne kërkojmë 3 kërkesa kushtetuese, që nuk na i garanton Rama. Asnjë i PS. Po kërkojmë bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore. Nuk mund të ketë një grupim me 7 deputetë me 4 përfaqësues dhe opozita të mos kenë bashkëkryetar.

Së dyti, e kemi bindur publikun për frikën e Ramës për hetim, fakton se frikën duan ta mbulojnë me mos hetim parlamentar. Kërkesa tjetër është të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të PD. ODHIR kërkoi dje ndalimin e përdorimin e Administratës në fushatë, pavarësisht deklaratave nga ndërkombëtarët për adresimin e problematikave të raportit të OSBE-ODHIR, vijohet njëlloj”, tha Salianji.

Të fundit