Flash News

Ditari i Opozitës

"Salianji u burgos sepse tha të vërtetën", Noka: Dosja e Berishës flluskë sapuni

"Salianji u burgos sepse tha të vërtetën", Noka: Dosja

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, gjatë mbledhjes së Federatës së Opozitës, akuzoi qeverinë për burgosjen politike të tre figurave kryesore: Sali Berishës, Fredi Belerit dhe Ervin Salianjit.

Noka deklaroi se Salianji është viktimë e një skeme të orkestruar nga Rama dhe Fatmir Xhafa, pasi denoncoi një trafikant të mbrojtur nga pushteti i vëllait të tij, ish-ministër.

Ndërkohë, sipas Nokës, Berishës iu "faturuan" përgjegjësi të rreme në lidhje me vendime të firmosura nga Rama, ndërsa burgosja e Belerit kishte qëllime politike për të penguar planet e qeverisë për tjetërsimin e pronave.

Noka i bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 7 tetorit në orën 18:00, duke theksuar se mosbindja civile është rruga e vetme për t'i rezistuar këtij regjimi.

"Berishës iu faturuan përgjegjësi të fabrikuara, por e gjithë dosja ishte një 'fluskë sapuni', një dekoratë nderi për të.

Beleri u burgos politikisht sepse ishte pengesë për planet e Ramës për të vjedhur prona.

Ndërsa Salianji është kurban i dashurisë së Ramës dhe Xhafajt, pasi denoncoi një trafikant të lidhur me ta.

Kjo është arsyeja pse ne duhet të ngrihemi në protestë më 7 tetor," theksoi Noka.

 

Të fundit