Flash News

Ditari i Opozitës

Samiti i Procesit të Berlinit, deklaratat e Scholz dhe Von der Leyen në përfundim të punimeve

Samiti i Procesit të Berlinit, deklaratat e Scholz dhe Von der Leyen

Pas takimeve të zhvilluara, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyn dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz së bashku me kryeministrin Edi Rama dolëm në një konferencë të përbashkët.

Kancelari gjerman tha se gjatë këtij Samiti u firmosën marrëveshje të rëndësishme. Ai nënvizoi vullnetin që ekziston për ta bërë Ballkanin Perëndimor pjesë të BE-së.

“Marrëveshje të rëndësishme është nënshkruar mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne do të mbështesim anëtarët Ballkanit Perëndimor. Samiti ka treguar se ka vullnet për të bashkëpunuar dhe ne do të jemi të gatshëm të mbështesim në të ardhmen këtë proces edhe KE e mbështet këtë proces”, tha Scholz.

Ndërsa presidentja Ursula von der Leyen u ndal te kriza energjitike dhe te ndihma e BE-së për Ballkanin.

“Jemi në një komunitet energjitik dhe në një periudhë afatshkurtër duhet të diversifikojmë burimet e energjisë. Kam kënaqësinë t deklaroj se komisioni do japë një paketë të kosniderueshme prej 1 miliardë eurosh për rajonin, pjesa e parë 500 mln eurosh është e dhënë në grante për 6 vendet e rajonit që të mbështesin familjet dhe bizneset në nevojë, do miratohet ë dhjetor he do vendoset në janar.

Pjesa e dytë do tu kushtohet investimeve në infrastrukturën e energjisë, me fokus te gazi dhe energjia e ripërtëritshme. Ne ftojmë që anëtarët e Ballkanit Perëndimor të bashkohen me ne që të jemi krahë njëri-tjetrit”, tha von der Leyen.

 

Të fundit