Flash News

Ditari i Opozitës

“S’e njoh si kryetar grupi”, Alibeaj: Do doja të mos e thoshte goja e Berishës; S'tërhiqem nga ankimimi për 25 marsin

“S’e njoh si kryetar grupi”, Alibeaj: Do doja të mos e

Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur ish kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit tha se nuk e njeh si kryetar të grupit parlamentar të PD pas padisë në gjykatë lidhur me vendimin e 25 marsit.

Sipas Alibeajt, kjo nuk është deklaratë e sinqertë për bashkim, ndërsa shton se Berisha vjen në mbledhje i paftuar pasi nuk është anëtar i grupit që pasi u përjashtua nga Lulzim Basha në shtator.

“Historinë e mosnjohjes do doja mos ta thoshte goja e Berishës, qoftë edhe për faktin se nuk është i sinqertë në bashkim, por pak interes ka për mua se nuk është anëtar i grupit parlamentar i PD. Ka ardhur në mbledhje në mënyrë jo zyrtare. Unë nuk jam për të mbyllur dyert”, u shpreh Alibeaj.

Ai tha se nuk do të tërhiqet nga ankimimi për vendimin e gjykatës së mandaton Komisionin e Rithemelimit për të drejtuar partinë.

Ju i keni parë konsideratat e mia që ishte një vendim i paligjshëm, në konflikt interesi të vetëdeklaruar nga vetë gjyqtari. Deklarova që do bëj ankimimin. Është një e drejtë kushtetuese. Besoj që ankimi është një mjet që e çon çështjen në gjykatë.

Një parti që synon qeverisjen kurrsesi nuk mund t’u japë shërbim njerëzve dhe të thotë të mos respektojmë gjykata. Kur të flasë gjykata me vendim të formës së prerë unë dhe të tjerët do të heshtim. Deri në atë moment kemi të gjithë hapësirat. Vajtja në gjykatë nuk përjashton eksplorimin e mundësive për të gjetur bashkimin. Nëse gjej bashkimin unë këtu nuk kam më nevojë për gjykatë”, tha Alibeaj.

Të fundit