Flash News

Ditari i Opozitës

“S’është funeral, dielli lind sërish”, Alibeaj sqaron deklaratën e tij për largimin e Berishës

“S’është funeral, dielli lind sërish”, Alibeaj

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka sqaruar deklaratën e thënë pas vendimit për largimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së.

I ftuar në emisionin “Log” në ABC News, Alibeaj tha se në një kohë kur e gjithë selia blu ishte përfshirë nga turbullira, ai u kërkoi demokratëve të tjerë ‘të ngrinin kokat pasi dielli do të lindte sërish.’ Deklarata e tij, sipas Alibeajt, erdhi si një formë për t’i sqaruar deputetëve të mos bëjnë kompromise.

“Pasi vendimi ishte marrë kam thënë. Vendimin duhet ta kishe marrë ti, i kam thënë kryetarit. Duke parë turbullirën për këdo dhe për mua. Mendjet tona kalonin të gjithë alternativat. U thash ngrini kokat nuk është funeral dhe së treti u thash dielli lind përsëri. Jo vetëm kaq u thash është barrë dhe detyrë e secili prej nesh dhe çdo funksionari të PD të ketë një gjë që të mos bëjë kompromis. Mbrojtjen e interesit të shqiptarëve,” deklaroi Aliebaj.

Të fundit