Flash News

Ditari i Opozitës

“O bëni politikë, o shkoni me dhen!”, themeluesi i PD në Kuvendin e Bashës: Nuk është koha për mllef

“O bëni politikë, o shkoni me dhen!”, themeluesi i PD

Rexhep Uka, themelues i Partisë Demokratike ka qenë një prej folësve të Kuvendit Kombëtar që po mbahet në Pallatin e Kongreseve të thirrur nga Lulzim Basha.

Në fjalën e tij të gjatë, Uka u ndal në disa aspekte dhe komentoi në syrin e themeluesit situatën që po kalon Partia Demokratike. Uka tha se nuk është koha për mllefe, ndërsa theksoi se nuk duhet targetuar vetëm një person për gjendjen në PD.

Pjesë nga fjala e Rexhep Ukës:  

Njerëzit duhet të fillojnë rishtaz si sot veprën e demokracisë, duke marrë parimet e së kaluar duke i zbatuar në kohë ndryshimi. Sot është ditë mesazhi, kthim te Shqipëria si Evropa janë atribute burimore të këtij muaji që studentët e krijuan këtë parti në këmbë. Është koha të ulemi. Të bësh faktor një njeri të vetëm për gjithçka që po kalojmë, është e gabuar e tinzarë. Gabimet politike nuk zhvillohen jashtë klime pehashi.

Rruga e sigurt e humbjes së pushtetit është sulja drejt tij. Nëse nga krerët në kuvend dëgjojmë të shahet nëna, motra, armiku mendoni se në popull kalon në vesh të shurdhër? Jo, nuk e njihni realitetin nëse mendoni kështu.

Unë përfaqësoj veten dhe pranoj gabimet e mia, një mode e pranueshme për ditët që kalojmë. Në opozitë duket sikur gabohet më pak.

 Një PD ka patur e një do ketë. Nëse i kërkon PD forca dhe mundësi, i ka po aq e do jetë e aftë ti bëjë nder njerëzve dhe kombit.

Ata bnë stadium janë tjetër gje? Jo, bashkë kemi qenë në një front, madje disa prej tyre para nesh. Nëse humbin frymën, mbarojnë hyjnorja e tokësorja.

Dikush që na sheh e na këshillon duhet ta besojmë. Janë shfaqur sëmundje të partiakëve monistë. Ajo që quajtëm perëndim duhet të na shërbente si shembull sic është. Nuk ishte nevojë të krijojmë një hibrid.

Ky popull e ka zgjedh herët miku dhe kjo nuk është miqësi politikanësh. Sot nuk është koha për mllefe, e pafalshme të targetojmë një fajtor. Është rrugë e shpejtë që nuk prodhon asgjë. Të kërkojmë shkakun dhe të shpjegojmë gjendjen në parti.

Ka një përgjegjës kryesor por jo të vetëm. Kur bëhemi dele pse Cezari të mos bëhet ujk.   Më kujtohet një shprehje e Ibrahim Rugovës: o bëni politikë, o shkoni me dhen. unë dhen nuk kam...”, u shpreh Uka.

 

Të fundit