Flash News

Ditari i Opozitës

Shehaj: Berisha fiton nëse kandidon për kryetar të PD, e treguan zgjedhjet e 6 marsit

Shehaj: Berisha fiton nëse kandidon për kryetar të PD, e treguan

Deputeti Agron Shehaj deklaron i bindur se Sali Berisha fiton nëse kandidon për kreun e PD pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.

I ftuar në emisionin ‘Politiko’, Shehaj thotë se kjo u provua në zgjedhjet e 6 marsit, ku ‘Shtëpia e Lirisë’ arriti të fitojë bashkinë e Shkodrës dhe në 4 bashki të tjera u rendit forcë e dytë.

Është e kuptueshme se Berisha duhet të mos kandidojë, se po kandidoi fiton se këtë e treguan zgjedhjet e fundit.

Ata që thonin sot duhet të ikë, nuk i dëgjonim përpara. ne flasim por nuk veprojmë. Në vendimet politike nuk shmangim dot votën. Deri dje nuk guxonte se një kandidat që humbet zgjedhjet duhet të ikë. Bashkimi nuk bëhet pa votën e lirë”, tha Shehaj.

I pyetur nëse hija e ‘non grata-s’ u rrëzuar në 6 marsi, Shehaj thotë: “Nuk e di, por demokratët kur votuan për Berishën dhanë një mendim edhe një raport me non gratën. Nuk mendoj se është problem. Por të shmangësh votën nuk jam në favor të një përjashtimi nga gara”.

Të fundit