Flash News

Ditari i Opozitës

Shehaj në Shkodër: Basha e drejtoi partinë me kë ka dashur vetë, shqiptarët nuk e besojnë më

Shehaj në Shkodër: Basha e drejtoi partinë me kë ka dashur

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët në Shkodër, ku prezanton platformën për drejtimin e partisë.

Në fjalën e tij me strukturën e PD, Shehaj tha se Basha dështoi në zgjedhjet e fundit dhe e ka drejtuar partinë me kë ka dashur vetë

 “Basha e filloi me protesta me bojkote dhe me zgjedhjet por dështoi e ka drejtuar partinë me kë ka dashur vetë dhe si ka dashur vetë. S’do të marr përsipër atë që u bëri demokratëve.

Ka patur blerje të votave në zgjedhje e kjo duhet të hetohet nga organet e drejtësisë, por e vërteta është se PD s’mund ta ndryshojë më rezultatin e zgjedhjeve. Mund të bënte më shumë që të fitonte zgjedhjet. Një arsye kryesore pse humbëm zgjedhjet është se shqiptarët nuk na besuan. Nuk na besuan se ne mund të qeverisim më mirë se Rama.

Shqiptarët nuk e besojnë më lidershipin e PD. Rama është i interesuar që të mos ndryshojë lidership i PD sepse mund të fitojë si të dojë dhe kur të dojë. Për të mundur Ramën na duan njerëz të ndershëm dhe të fortë. Zgjedhjet e 13 qershorit nuk janë vetëm për kryetarin e PD por do të zgjedhim nëse duam të fitojmë apo të humbasim përsëri, me kryetarin që kemi ne humbjen e kemi në xhep”, tha Shehaj.

Ndërkaq, ai tha se çdo lider që humbet, sipas tij duhet të japë dorëheqjen. Këtë tha Shehaj do ta vendosë në statut nëse zgjidhet në krye të PD.

“Kur nuk fiton mban përgjegjësi. Çdo herë që një lider humbet zgjedhjet duhet të japë dorëheqjen. Këtë do ta vendos në statut nëse zgjidhem kryetar. Ne duhet të punojmë, ajo që na takon sot është të forcojmë PD. S’mund të forcojmë besimin e qytetarëve nëse nuk forcojmë PD”, tha ai.

 

 

Të fundit