Flash News

Ditari i Opozitës

Shehi: Duhet të rishikohet Kushtetuta, po pengohet çdo forcë e re

Shehi: Duhet të rishikohet Kushtetuta, po pengohet çdo forcë e

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh se nevojitet një rishikim i Kushtetutës. Ai tha për “Të Paekspozuarit” se Kushtetuta parashikon vetëm dy parti të mëdha dhe detyron “të vegjëlit” që t’u bahskohen.

Sipas Shehit, kjo pengon daljen e forcave të reja. Gjithashtu shtoi se Presidenti është ekskluzivitet i politikës.

“Kjo Kushtetutë që lejon të tilla përzgjedhje kundrejt një maxhorance që mund të jetë shumë e vogël kundrejt shtetit duhet ndryshuar. Ka ardhur dita për ta riparë, kjo kondicionon të gjithë sistemimin shqiptar, që projekton vetëm dy parti, dhe nga viti 2008 unë për hir të eksperiencës më parë dilnin forca pas kësaj kushtetute s’ka dalë kurrgjë sepse u ndërtua sistemi zgjedhor për të shkatërruar çfarëdolloj force të re, ideje të re, jemi dy veta dhe ta mbyllim ne.

E gjithë kjo situatë sot në opozitë nuk është gjë tjetër vetëm reflektim i kësaj Kushtetute, sepse po nuk hynë në oborrin e përbashkët ngelen jashtë fare. Presidenti është ekskluzivitet i politikës sepse ti s’po e zgjedh nga populli por parlamenti”, tha Shehu.

 

Të fundit