Flash News

Ditari i Opozitës

Shehi kritika të ashpra për koncesionet: T’i bllokojmë! Nëse s’i paguan qeveria, paguan droga

Shehi kritika të ashpra për koncesionet: T’i bllokojmë!

Deputeti opozitar Dashamir Shehi është shfaqur kritik ndaj koncesioneve të qeverisë.

Në Komisionin e Ekonomisë, Shehi ka propozuar që kontratat koncesionare të bllokohen teksa solli shembullin e koncesioneve të viteve më parë.

Deputeti u shpreh se qeveria lidh kontrata koncesionare me institucione e në rast se këto nuk i paguan qeveria, i paguan droga.

“Po ju them disa komisione, Rapiskani, që s’kishte as Rapi as Skani. U shit për 500 mijë lekë. Është turp i madh për qeverinë. Ato kamionët që kalojnë me drogë, nga Rapiskani kalojnë. Kjo se zhvesh nga përgjegjësia këtë qeveri dhe atë qeveri që ka qenë 1 vit më parë në 2013. Nëse kishte vagabondë në atë qeveri më parë, që besoj se ka pasur, ju duhet ta kishit rregulluar këtë gjë. Kjo linjë është koncensionarëve ka qenë dhe më parë, por është amplifikuar. Rapiskani kishte një gjë të çuditshme, që ia kishin varur në shpinë biznesmenë, dhe jo shtetit. Ndërsa me këto kontrata paguan shteti. Do e ktheja dhe një herë atë Rapiskanin, do paguaja parët për policinë.

Nëse si paguajnë vetë, paguan droga. Këto vite ka pasur shumë koncesione të çuditshme, sa që nuk i justifikojmë dot. Çdo kontratë koncensionare, megjithëse kemi bërë një ligj, mund të bëjmë dhe propozimet e zonjës Tabaku, duhet të jetë përgjegjësi kolektive. Ne ngremë duart kundër ju pro në Kuvend. Bëhet kontratë parlamenti dhe sado i mençur te jetë ky institucion, s’ka aftësi. Edhe me dash të hetojmë ne nesër, s’ka ça bëjmë më. Koncesionet shkeljen dhe janë shkelur dhe nga qeveria e mëparshme. Ndaj them; e bllokojmë sot dhe e bëjmë si gjithë Europa”, tha Shehi.

Të fundit