Flash News

Ditari i Opozitës

Shehi tregon formulën ndaj eksodit të të rinjve: Të dyfishohen rrogat! Bëhet në 3-4 vite se qeveria i ka paratë

Shehi tregon formulën ndaj eksodit të të rinjve: Të

Deputeti dhe kryetari i LZHK Dashamir Shehi ka treguar formulën se si sipas tij mund të ndalohet largimi i të rinjve nga Shqipëria, i kthyer tashmë një fenomen shqetësues për vendin.

I ftuar në emisionin “Frontline”, në News24, Shehi tha se duhet nisur nga rritja e rrogave, nëse qeveria nuk do investojë sipas tij në “gjëra boshe”.

Sipas Shehit, kjo mund të ndodhë në 3-4 vite pasi siç thotë, qeveria i ka paratë.

“Në 10 vjet të qeverisjes së Ramës kanë ik 400 mijë vetë, ja 100 mijë kthehen, ama 300 mijë kanë mbetur atje. Shoqëria shqiptare po plaket, rinia po ikën. Carë duhet të bëjmë ne?

Ta fillojmë nga rrogat. Sikur të kurseheshin disa nga investimet boshe dhe të ktheheshin nga pagat, do frenohej largimi. Një çift mund ta blejë një shtëpi kështu, ta mbajë makinën. Të ngremë rrogat, me një plan, të biem dakord.

Nga këto arnimet e vogla janë bërë, unë jam për një rritje bllok, e gjithë piramida . Paratë janë. Plus do bëjnë një gjë tjetër, do investojmë më pak, do zgjedhim kush është prioriteti më i madh, dhe është pikërisht largimi i të rinjve. Brenda 3-4 viteve të vijë dyfishi i rrogave.

Sigurisht që është sakrificë, por kjo është rruga për këtë ekuacion që të ndalojmë rrjedhjen e rinisë shqiptare. Duhet të ulim korrupsionin, dhunën nëpër rrugë, të përmirësojmë sistemin shkollorë, këto duan kohë, por kjo e rrogave bëhet në 3-4 vite”, tha ai.

Të fundit