Flash News

Ditari i Opozitës

Shehu: PD është e bashkuar, protestat duhet të drejtohen kundër izolimit të Berishës

Shehu: PD është e bashkuar, protestat duhet të drejtohen

Deputeti  Tritan Shehu, tha se protestat e opozitës tashmë që PD ka arritur bashkimin duhet të drejtohen kundër izolimit  të Sali Berishës.

Postimi i plotë: 

E gjithe protesta, kunder izolimit te Liderit!

Vecanerisht tashme qe PD ka arritur bashkimin, e gjithe protesta duhet te drejtohet kunder izolimit politik te kryetarit te PD Z.Berisha, burgosjes se tij politike.

Qe ka krjuar “ngercin” me te madh per PD e opoziten…

Qe ne fakt u projektua dhe u realizua pikerisht per kete qellim nga rregjimi nepermjet “marjonetave” e tij.

Kundervenia e forte, aktive e gjere ndaj ketij akti anti ligjor, ndesh me te drejtat universale e Europiane, duhet te jete lejtmotivi i aksionit tone opozitar.

Pavaresisht kjo edhe “diversiteteve” personale, e te gjitheve, qe nga deputetet e deri te antari e simpatizanti me i larget i PD.

Perpara nje situate te tilla nuk kane asnje vlere “komisionet hetimore parlamentare”, mocionet, bashkekryetaret etj…

Prandaj e gjithe forca e jone, njerezit tane, maredheniet tona, kontaktet tona, te gjitha “tribunat” e mundeshme, duhet te kthehen e te koncentrohen per kete qellim.

Se ne fund te fundit aty eshte koncentruar dhe maksimalizuar i gjithe arbitrariteti i rregjimit, institucioneve te tij, shkeljes se demokracise e lirive.

Kjo ceshtje perben e duhet te perbeje tashme dhe thelbin e perpjekjeve tona opozitare.

Të fundit