Flash News

Ditari i Opozitës

Shembjet e banesave/ Mbështetësit e Berishës krah banorëve, protestuesit drejt ambasadës amerikane

Shembjet e banesave/ Mbështetësit e Berishës krah banorëve,

Mbështetësit e Sali Berishës, Flamur Noka, Belind Këllici dhe Albana Vokshi kanë dalë në mbështetje të protestës së banorëve të ‘5 Majit’, Laprakës, Paskuqanit dhe Kodrës së Priftit.

Ata e kanë shprehur edhe më herët mbështetjen ndaj banorëve që do u shemben shtëpitë në kuadër të procesit të rindërtimit apo ndërtimit të “Unazës së Madhe”.

Deputeti Noka tha se kryeqyteti nuk mund të zhvillohet pa u legalizuar më parë banesat e qytetarëve. Duke akuzuar qeverinë për “babëzi”, Noka tha se teksa qytetarët e kalojnë natën jashtë, pushtetarët janë  në luks.

"Banorët kanë pritur një përgjigje qeveritar, kanë pritur që dikosh të kujtohet për hallet e tyre. T’i japë rrugë problemeve tyre në bazë të ligjeve. Por deri më tani kanë parë vetëm heshtje dhe shpërfillje kriminale qeveritare, bashkia dhe pushteti horrave.

Sot është shtuar numri i banorëve të i Tiranës që hidhen në rrugë të madhe pa mëshirë. Që nga 2013 e deri më sot, në çdo projekt që është paraqitur ka patur dy shtylla, një korrupsion dhe dy pashpirtësia ndaj qytetarëve të Tiranës.

Banorët nuk duan asgjë tjetër, përveçse të drejtën e tyre. Asnjeri prej tyre nuk është i paligjshme në tokën dhe vendin e tij. Nuk ka vend në botë ku pashpirtësia qeveritare të arrijë këto përmasa. Do t’iu kompensojmë i thonë, por s’ka gjë më fyese se kompensimi të jetë në një vlerë që s’blejnë dot një dhomë, as një banjë jo më një shtëpi.

Kjo tregon se për këtë qeveri ka vetëm një prioritet, babëzi dhe vetëm babëzi. Kjo është fytyra e kësaj qeverie. Parimi në një demokraci është legalizimi pastaj urbanizo. Nuk mund të urbanizosh në kurriz të qytetarëve. Ne jemi me banorët, krah tyre, çdo ditë, çdo moment, nuk do t’i braktisim në kauzën e tyre të drejtë dhe jetësore. Qeveritarët flenë në kushte luksi, por nuk duan t’ia dinë se ka netë që këto familje dhe fëmijët e tyre e kalojnë natën me plastmasë", u shpreh Noka.

Pas Parlamentit, protestuesit janë drejtuar tani drejt ambasadës amerikane. Pritet që të zhvillojnë një protestë simbolike edhe para ambasadës.


Të fundit