Flash News

Ditari i Opozitës

“Shembull drithërues i injorancës”, Voltana Ademi i përgjigjet Ramës: Dëshmon frikë se po jeton ditët e fundit të pushtetit

“Shembull drithërues i injorancës”, Voltana Ademi i
Voltana Ademi

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama.

Nga Shkodra, sot Rama e cilësoi Ademin si një shembull drithërues të injorancës dhe person që mbron interesat e veta.

Në një deklaratë për mediat, Ademi tha se akuzat e Ramës dëshmojnë frikën e tij, pasi po jeton ditët e fundit të pushtetit.

Edi Rama bredh neper Shqiperi me te vetmen alternative qe i ka mbetur: Sulmet ndaj opozites. Pas 8 vjet deshtimesh ne cdo fushe,pas 8 vitesh ku te vetmit qe fituan ishin oligarket e tij, pa asnje bilanc konkret dhe asnje arritje Edi Rama, i lodhur dhe i pashprese mundohet te hedhe balte mbi PD,drejtuesit dhe anetaret e simpatizantet e saj si e vetmja menyre komunikimi qe i ka mbetur per te folur me shqiptaret.

Sot nga Shkodra ai me sulmoi me gjuhen dhe fjalorin e vetem qe ai njeh, ate te fyerjes dhe sharjes. Shkodra e qytetarise dhe e kultures nuk e ka pranuar as ne kohet e egra te komunizmit arrogancen e pushtetit. Aq me pak mund ta pranoje sot. Duke sulmuar Shkodren, qytetaret e saj dhe mua si kryetare e bashkise, Edi Rama nuk ben gje tjeter vetem se deshmon friken dhe dobesin e dikujt qe po jeton ditet e fundit te pushtetit. Njeriu qe s’ka mbajtur asnje premtim dhe qe e ngeci Shqiperine per 8 vjet, sot sillet rrugeve te vendit me arrogance por lodhet me kot.

Ai e ka te qarte se ne 25 prill do te largohet me voten masive te Shkodres dhe gjithe Shqiperise. Sepse ndryshimi po vjen dhe shqiptarët mezi po e presin. Ne 25 prill Rama dhe arroganca e tij do te largohen dhe Shqiperia qytetare do te fitojë”, tha Ademi.

Të fundit