Flash News

Ditari i Opozitës

“Shëndetësia është në kolaps”, Basha replikon me Ramën: Sa shqiptarë duhet të vdesin që ti të ndalësh sulmet politike

“Shëndetësia është në kolaps”, Basha
Foto Ilustruese/ Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Vijojnë replikat midis kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryeministrit Rama.

Përmes një postimi në Twitter, Basha e ka cilësuar kreun e qeverisë si një dështim të madh, ndërsa ngre pyetjen: “Sa shqiptarë duhet të vdesin që të ndalësh sulmet politike dhe përpjekjet për të na mbyllur gojën?”

“Rama je një dështim i madh. Sa shqiptarë duhet të vdesin që të ndalësh sulmet politike dhe përpjekjet për të na mbyllur gojën? Po të më kishe dëgjuar që para 6 muajsh, do t'ju kishe dhënë ndihmë financiare familjeve shqiptare dhe sot do të kishe një plan real kundër pandemisë.

Askush nuk e përtyp propagandën tënde false. Shëndetësia është në kolaps, të sëmurët nuk kanë pará për të blerë barnat e shtrenjtuara dhe ekonomia është në krizë. Ne do ta shërojmë Shqipërinë, do ti korrigjojmë dështimet e tua dhe do të sjellim shpresë të re për njerëzit”, shkruan Basha.

Të fundit