Flash News

Ditari i Opozitës

"Shëndetësia s’është fasadë me tulla e llaç", PD i përgjigjet Ramës: Mjekësia në Shqipëri, sektori i nën financuar; invesohet vetëm 3% të PBB-së

"Shëndetësia s’është fasadë me tulla e

Drejtori i kabinetit dhe eksperti i ekonomisë në PD, Dorjan Teliti, ka reaguar përsa i përket situatës së krijuar në sistemin shëndetësor, me mungesën e investimeve dhe largimin e mjekëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Teliti thekson se Shqipëria aktualisht është vendi me numrin më të vogël të mjekëve për frymë, ndërsa shëndetësia është e nënfinancuar me vetëm 3% të PBB-së.

“Shëndetësia nuk është thjesht tullat e atyre pak investimeve të viteve të fundit, por baza e shërbimit të saj janë stafet e mjekëve dhe infermierëve që punojnë në to.

Gjatë viteve të fundit janë rreth 950 mjekë që janë larguar nga Shqipëria, aktualisht sot jemi vendi me numrin më të vogël të mjekëve për frymë, vetëm 1.2 mjekë për 1mijë banorë, ndërkohë që vendet fqinje janë disa herë më mirë se ne.

Shëndetësia në Shqipëri është e nën financuar me vetëm 3% të PBB-së dhe nëse vazhdon të lihet pas dore gjendja thjesht do të përkeqësohet akoma më shumë.

Koha nuk pret, rritje pagash dhe investime të qënësishme janë domosdoshmëri për të përmirësuar sistemin tonë shëndetësor”, shkruan Teliti.

Të fundit