Flash News

Ditari i Opozitës

“Shima u rrëmbye”, Berisha: Nuk dimë nëse përfundoi në bodrumet e Suel Çelës apo në tunelet e Surrelit

“Shima u rrëmbye”, Berisha: Nuk dimë nëse

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur alarmin për rrëmbimin e Daniel Shimës, duke e cilësuar ngjarjen si një akt të rëndë kriminal me implikime shtetërore.

Berisha theksoi se Shima, ish-punonjës i shkarkuar nga AKSHI nën drejtimin e Mirlinda Karçanajt, është zhdukur dje në rrethana misterioze dhe më pas ka arritur të dërgojë një mesazh SOS partneres së tij ku shkruante “Po më arrestojnë”.

“Tani vijmë pak te Shima, kthehemi prapë. Ky person i shkarkuar në mënyrë brutale para një viti nga Mirlinda Karçanaj, i zhdukur nga radarët, i përfolur në kohën e shkarkimit, na shfaqet dje me një SOS. ‘Po më arrestojnë’!

Në ora 1.30 minuta, sipas burimeve shumë të afërta me policinë, Shima i dërgon mesazh bashkëjetueses a partneres së tij: Po më arrestojnë.”

Sipas Berishës, ky sinjal tregon përfshirjen e strukturave të uniformuara, qofshin ato policore apo “banditë me uniformë shteti”.

Natyrisht një mesazh i tillë, që shpreh kërcënimin me një rrezik të madh arrestimi, nënkupton jashtë çdo dyshimi angazhimin direkt të uniformave të shtetit ose të banditëve të shtetit të veshur me uniformë. Po më arrestojnë.

Por nga ora 13:30 që Daniel i dërgoi mesazhin partneres, gjer në orën 5 pasdite, gjithçka u mbulua me kodin e heshtjes, gjersa më në fund nëna e tij denoncoi në polici zhdukjen e djalit dhe mediat u informuan.”

Ai akuzoi autoritetet për heshtje të qëllimshme për disa orë dhe ngriti dyshime të forta mbi vendndodhjen e Shimës gjatë kësaj kohe, duke aluduar për një rrëmbim me prapavijë politike apo kriminale.

Fakti që u mbajt kjo heshtje prej 3 orësh dëshmon se policia, e cila përpiqet të hiqet sikur dinte gjithçka për Danielin, në tërësi ishte jashtë loje, përveç atyre që kishin marrë detyrën ose ta arrestonin, ose bandës së veshur me uniformë që e rrethoi. Është e vështirë të besosh në komunikatat e policisë, të cilat njëherë thonë se u nis drejt Qytetit Studenti dhe na u zhduk gjurma. Po të gjithë shqiptarët e dinë se mbi Qytetin Studenti është Surreli. Po vazhdove pak më sipër, del në Surrel. Kjo është e vërteta.

Dhe pastaj thonë se e pikasëm kur kaloi tunelin në Elbasan.

Pra, përfundoi Shima në bodrumet e Suel Çelës apo në tunelet e Dajtit të Surrelit, këtë të vërtetë nuk mund ta themi me siguri.

Por një gjë është absolute e sigurt, se ai u rrëmbye.  Dhe se ai shpëtoi i gjallë falë atij instinkti që e shtyu t’i bënte një mesazh, një SOS, partneres së tij. Përndryshe do kishim skena si ajo e Jan Prengës ose zhdukje si ajo e Ervis Martinit që nuk gjindet edhe sot e kësaj dite pa nam dhe nishan.”

Të fundit