Flash News

Ditari i Opozitës

Shit-blerje votash në interes të PL? Meta: Inskenime dhe lojë e Bledi Çuçit

Shit-blerje votash në interes të PL? Meta: Inskenime dhe lojë e

Një 52-vjeçar u arrestua, ndërsa një tjetër është nën hetim për shit-blerje votash. Dy persona e përfshirë u raportua se komunikonin për shit-blerje votash në interes të Partisë së Lirisë.

Kreu i PL-së, Ilri Meta ka mohuar akuzat duke thënë se e gjitha është një lojë e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Meta u shpreh se janë inskenime të ministrit, teksa shtoi se dihet shumë mirë kush i shfrytëzon burimet shtetërore.

“Kjo është një lojë e Bledi Çuçit, nuk kanë lidhje me shtabin tonë. Tani do ketë lajme të tilla, të gjithë ndërkombëtarët e dinë se kush po përdor burimet shtetërore. Janë inskenime të mjera të Çuçit, një kapter i Ramës”, tha Meta.

Të fundit