Flash News

Ditari i Opozitës

Shkarkimi i Bashës, Zekthi: Karikaturë që bëhet në kafe e mejhane. I befasuar nga pjesëmarrja në Kuvend

Shkarkimi i Bashës, Zekthi: Karikaturë që bëhet në kafe

Fitim Zekthi, anëtar i kryesisë së PD ka deklaruar se është shprehur i befasuar nga pjesëmarrja e demokratëve në Kuvendin Kombëtar i thirrur nga Lulzim Basha.

Duke folur në News 24, Zekthi komentoi edhe referendumin që po mbahet paralelisht për shkarkimin e kryedemokratit Basha, ndërsa e cilësoi si karikaturë që bëhet në kafe e mihane.

Ka një PD kjo që e shikoni sot, janë mijëra delegatë nga Shqipëria. Referendumi nga pala tjetër si një karikaturë që bëhet në kafe, mejhane. Ata e kanë caktuar vetë pse votohen dhe cfarë duan të arrijnë. Ka një dallim themelor.

Një PD me vlera dhe një organizatë tjetër që e ka të paligjshëm kryetarin, ka krijuar institucione paralele që nuk ka lidhje me PD.

Ajo është pakicë dhe vendi ku pihet bëhet zhurmë, tregon se është pakicë. Shqiptarët janë dëshmitarë, jam i befasuar se pjesëmarrja është me madhe se në kuvendin e mbajtur në verë.

Demokratët nga ana tjetër po përdoren për qëllime të vogla. Shumica e demokratëve po ndjekin legjitimitetin. Nuk ka demokraci pa standarde dhe norma të miratuara më herët”, u shpreh Zekthi.

 

 

 

 

Të fundit