Flash News

Ditari i Opozitës

Shkarkimi i Xhaçkës/ Berisha dëshmon që ka shumicën, 28 firma kundrejt 14 që mblodhi Alibeaj

Shkarkimi i Xhaçkës/ Berisha dëshmon që ka shumicën,

Ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese u dorëzuan dy kërkesa për heqjen e mandatit të deputetes dhe ministres Olta Xhaçka, për shkak se bashkëshorti i saj është shpallur investitor strategjik nga qeveria dhe kjo sipas demokratëve, përbën konflikt interesi.

Një prej kërkesave është dorëzuar nga PD e drejtuar nga Sali Berisha dhe tjetra nga grupi i Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit ka treguar edhe një herë që është në minorancë, pavarësisht se refuzon të bashkohet me shumicën e demokratëve.

Kërkesa e Berishës përban firmat e 28 deputetëve, ndërsa Alibeaj ka mundur të grumbullojë vetëm 14 mbështetës. Edhe në këtë rast, Berisha ka treguar se i ka numrat. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Berisha organizoi një protestë në shesh ku mblodhi mijëra qytetarë. Protestës iu bashkuan edhe anëtarë të grupit të Alibajt, por jot ë gjithë.

Alibeaj vijon ta konsiderojë veten si kreu i grupit demokrat, por nuk i është bashkuar aksionit të opozitës, as në shesh dhe as në Kuvend. Kujtojmë se pak javë më parë, grupi i Alibeajt bashkoi votat me Ramën në Parlament për hapjen e dosjeve.

Firmat e deputetëve të Berishës:

Agron Shehaj,
Oerd Bylykbashi
Edmond Spaho
Elda Hoti
Xhelal Mziu
Belind Kelliçi
Albana Vokshi
Edi Paloka
Luciano Boçi
Sali Berisha
Luan Baçi
Lindita Metiaj
Isuf Cela
Kasem Mahmutaj
Gerta Bardeli
Flamur Noka
Bledjon Nallbati
Ina Zhupa

Tritan Shehu
Ervin Salianji
Kreshnik Çollaku
Petrit Vasili
Erisa Xhixho
Dashamir Shehi
Monuika Kryemadhi
Emilja Koliqi
Ramadan Lika

Shkarkimi i Xhaçkës/ Berisha dëshmon që ka shumicën,

Shkarkimi i Xhaçkës/ Berisha dëshmon që ka shumicën,

Firmat e deputetëve të Alibeajt:

Gazment Bardhi
Merita Bakiu
Lefter Geshtenja
Zheni Gjergji
Ferdinand Xhaferraj
Arbi Agalliu
Orjola Pampuri
Jorida Tabaku
Saimir Korreshi
Flamur Hoxha
Emilja Koliqi
Ilda Dhori
Dashnor Sula
Seladin Jakupllari

Shkarkimi i Xhaçkës/ Berisha dëshmon që ka shumicën,

Të fundit