Flash News

Ditari i Opozitës

“Shkodrën e fiton Spahia”, ish-anëtarja e Kryesisë rrëfen ‘përplasjen’ me Çollakun: Heshti dhe u shpërblye

“Shkodrën e fiton Spahia”, ish-anëtarja e Kryesisë

Komisioni i Rithemelimit zyrtarizoi dje emrat e kandidatëve që do të garojnë më 6 mars në zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit.

Për Shkodrën, Bardh Spahia ish-zëvendësministër i Shëndetësisë, është kandidati që do të garojë përballë emrave të zgjedhur nga Rama dhe Basha.

Ish-anëtarja e Kryesisë së PD-së, Endira Bushati, e sheh Spahinë si më favorit se kandidatin e Bashës, i cili nuk i ka shpallur ende emrat e kandidatëve. Bushati thekson se në Shkodër, strukturat e PD-së janë bashkuar në mbështetje të Berishës.

“Besoj se nuk ka asnjë shans që vota elektorati i djathtë, që kjo diferencë e madhe me PS, të mos nxjerrë fitues Bardh Spahinë. Në PD e Shkodrës veç kryetarit lokal të PD-së, pjesa tjetër janë me grupimin e Rithemelimit, në kryetarët dhe pjesa më e madhe kryetarëve të grup seksioneve. Struktura është tërësisht e Komisionit të Rithemelimit, por  6 marsi do ta vërtetojë këtë”, tha Bushati.

Bushati ka folur edhe për ‘përplasjen’ e saj me deputetin demokrat Kreshnik Çollaku. Ish-anëtarja shprehet se të dy kanë qenë kritik ndaj Bashës, por Çollaku sipas saj zgjodhi rrugën e heshtjes dhe u shpërblye me post.

“Kam qenë që në 2017 kundër Bashës, por s'kemi pasur forcën e duhur, është e qartë se z.Berisha për katër muaj arriti të sjellë dhe ta kthejë PD në një organizëm të gjallë. Njihemi z. Çollakun herët me të, për shkak të angazhimit në PD, e njoh që në vitin '98, kur aderonim në Forumin Rinor të PD-ës. Me zotin Çollaku ishim bashkë në 2017 kur kërkuam dorëheqjen e Bashës. Ajo që na ndau rrugës me Çollakun është se ne i qëndruam kritikat, ndërsa ai mbajti pozicionin e heshtjes, e mbase për këtë shkak edhe u shpërblye në një farë mënyrë duke u vendosur deputet për qarkun e Dibrës”, u shpreh Bushati.

Të fundit