Flash News

Ditari i Opozitës

Shkolla në Theth 'kyç' dyert për nxënësit, Bardeli: Të merren masa! Kërkojnë arsim, nuk iu duhen justifikime

Shkolla në Theth 'kyç' dyert për nxënësit,

Deputetja e Partisë Demokratike Greta Bardeli Gjoni ka denoncuar rastin e shkollës 9-vjeçare në Theth në njësinë adiministrative Shalë, e cila pavarësisht nisjes së viti të ri shkollor, ende nuk i ka hapur dyert për nxënësit.

Përmes një postimi në Facebook, deputetja sjell imazhe dhe video nga dera e kyçur e shkollës duke bërë thirrje të merren sa më shpejt masa për hapjen e shkollës dhe për rikthimin në normalitet. Kanë qenë vetë prindërit ata që i kanë drejtuar një kërkesë deputetes për t'i ndihmuar në zgjidhjen e situatës.

Postimi i plotë:

Shkolla 9-vjeçare në Theth, njësia administrative Shalë, ende nuk është e hapur!

Fëmijët në këtë zonë nuk mund të jenë njësoj si nxënës të tjerë në qendrën e qarkut Shkodër që kanë filluar mësimin!

Prindër, nxënës, banorë së bashku me  administratorin e njësisë, po ngrenë zërin për këtë fakt!

I bashkohem zërit të tyre, me cilësinë e përfaqësueses në Kuvend, që sa më parë të merren masat për zhvillimin e orëve të mësimit dhe gjendja ti kthehet normalitetit! Nxënësit e Thethit kërkojnë arsimim dhe nuk ju duhet asnjë lloj justifikimi i institucioneve! Sa më parë!

KËRKESA E PRINDËRVE DREJTUAR DEPUTETES

Shkolla në Theth 'kyç' dyert për nxënësit, 

Të fundit