Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjidhen kryetarët e rinj në 10 degë të PD

Zgjidhen kryetarët e rinj në 10 degë të PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në PD ka shpallur kryetarët e rinj në 10 degë të vendit.

Procesi i votimit u zhvillua dje nga ora 8.00 dhe u mbyll në pjesën më të madhe të degëve në orën 18.00.

Pas numurimit të fletëve të votimit, sipas procesverbaleve zyrtare të mbërritura pranë KOKOE-s nga Komisionet e Votimit dhe Numurimit, fitues në garën për Kryetar sipas degëve, u shpallën si më poshtë vijon:

  1. PD dega Mallakastër, z. Resmi Bilbil Shanaj me 82% të votave
  2. PD dega Devoll, z. Elvis Jani Hajdërlli me 74% të votave
  3. PD dega Polican, z. Behar Veli Xhaferaj me 63% të votave
  4. PD dega Peqin, z. Mustafa Zylyf Pashja me 88% të votave
  5. PD dega Shijak, z. Denis Lutfi Duka me 53% të votave
  6. PD dega Bulqizë, z. Shaqir Mislaf Manjani me 78% të votave
  7. PD dega Tropoje, z. Bardhyl Sahit Hoxhaj me 71% të votave
  8. PD dega Kukës, z. Rrahman Shefqet Dema me 58% të votave
  9. PD dega Kucovë, z. Nevjan Pasho, me 94% të votave
  10. PD dega Mirditë, z. Aleksandër Lala, me 85% të votave

Të fundit