Flash News

Ditari i Opozitës

Shpalli vendimet e Kryesisë/ Berisha i kundërpërgjigjet Bashës: Koha kur bëje pazar me fatet e PD-së, ka marrë fund

Shpalli vendimet e Kryesisë/ Berisha i kundërpërgjigjet

Pas shkarkimit nga Kuvendi thirrur nga Sali Berisha, kreu i demokratëve Lulzim Basha nisi lëvizjet brenda selisë blu. Në një deklaratë për mediet, në prani të Kryesisë, Basha propozoi shkarkimin e Edi Palokës dhe gjithë anëtarëve të tjerë që morën pjesë në Kuvend, si edhe paditjen e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një postim në Facebook, Berisha i është kundërpërgjigjur Bashës, duke i rikujtuar se Komisioni i Rithemelimit e cilëson nul dhe qesharak çdo vendim të Bashës për të shkarkuar kreun e Këshillit Kombëtar dhe çdo anëtar të partisë.

“Koha kur deputeti Basha mund te bente pazar me fatet e Partise Demokratike ka marre fund. Komisioni i Rithemelimit i mandatuar nga kuvendi konsideron nul dhe qesharake cdo deshire te deputetit Basha per te thirrur Keshillin Kombetar, per te shkarkuar drejtuesin e ketij Keshilli apo per te marre masa displinore ndaj perfaqesuesve te mijera demokrateve qe me vote te lire dhe legjitime vendosen sot shkarkimin e tij!”, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë:

Koha kur deputeti Basha mund te bente pazar me fatet e Partise Demokratike ka marre fund. Ditet kur Partia sherbente si hipoteke per borxhet e kryetarit kane perfunduar! Ne nje dite historike, 4446 delegate te Kuvendit Kombetar te Partise Demokratike vendosen sot, te rimarrin ne dore fatet e Partise Demokratike duke shkarkuar Lulzim Bashen ne nje spektalel te vertete demokracie te ngjashem me standartet amerikane.

Kuvendi i sotshem riafirmon vlerat euro atlantike te PD duke rikthyer ne piedestal voten e lire ne te parin kuvend ne historine e Shqiperise te thirrur nga anetaresia.

Komisioni i Rithemelimit i mandatuar nga kuvendi konsideron nul dhe qesharake cdo deshire te deputetit Basha per te thirrur Keshillin Kombetar, per te shkarkuar drejtuesin e ketij Keshilli apo per te marre masa displinore ndaj perfaqesuesve te mijera demokrateve qe me vote te lire dhe legjitime vendosen sot shkarkimin e tij!

Komisioni u ben thirrje te gjithe anetareve te Keshillit Kombetar si dhe ish anetareve te kryesise te repektojne vullnetin e Kuvendit Kombetar si organi me i larte drejtues i Partise Demokratike. Komisioni fton te gjithe drejtuesit e PD te lexojne dhe respektojne vullnetin e shumices qe shkarkoi kryetarin dhe jo te deputetit Basha qe kerkon te shkarkoje shumicen!

Sot eshte dita per t’u bashkuar dhe jo per te percare e “perjashtuar” partine per karriken e thyer te ish kryetarit!

 

Të fundit