Flash News

Ditari i Opozitës

Shpallja “non grata” e Berishës, Topalli: SHBA ka aftësi për të korrigjuar veten

Shpallja “non grata” e Berishës, Topalli: SHBA ka aftësi

Ish kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund ta heqin statusin “non grata” ndaj Sali Berishës.

E ftuar në A2CNN, Topalli thotë se SHBA-të kanë aftësinë për të korrigjuar veten.

 “Kujtoj që një ambasador amerikan tha një frazë për Berishën para pak vitesh, duke e quajtur “fuqi të natyrës”. Zhvillimet e fundit i dhanë të drejtë. Unë mendoj që edhe SHBA-të kanë aftësinë për të korrigjuar veten. Të gjithë kanë problemet e tyre, pasi ato gjëra që pamë në Capitol nuk besoja se do t’i shikoja ndonjëherë. Por, ata korrigjojnë veten dhe këtë ka demokracia. Unë mendoj se në këtë rast, gjërat mund të ndryshojnë dhe mund të hiqet përcaktimi që kanë bërë sepse është krejt disproporcional”, tha Topalli.

E pyetur nëse do të jetë e lehtë për PD-në që të drejtohet nga një person i shpallur “non grata” Topalli tha: “Shqiptarët, me votimet e fundit, treguan se besimin nuk e lidhin me vendime të marra jashtë Shqipërisë.

Eksperienca politike më ka bërë që ta shoh Sali Berishën në të njëjtin pozicion edhe në vitin 1997 dhe është bërë bashkëpunëtori më i besueshëm i SHBA-së, derisa arriti që të fuste Shqipërinë në NATO dhe të liberalizonte vizat”.

Të fundit