Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Shpërdorim detyre", Maliqi: Kur SPAK e mori Hajdarin në hetim, pse nuk merr edhe Celibashin?!

Kandidati i opozitës për bashkinë e Kuçovës më 14 Maj, Lefter Maliqi është shprehur se nuk do dorëzohet pa demaskuar para ligjit grabitjen e zgjedhjeve nga Qeveria Rama dhe Partia Socialiste.
Maliqi, që ka kallëzuar në SPAK për manipulimin e zgjedhjeve në Kuçovë, socialistin Kreshnik Hajdari, Bledi Çuçin, tashmë është i vendosur të padisë edhe Kryekomisionerin e KQZ-së, Ilirjan Celibashin për mandatin që ia dhuroi Hajdarit për të dytën herë.
Maliqi i ftuar sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV ka treguar se janë gjashtë kallëzime në SPAK dhe lajmet e kanë dhënë që është marrë i pandehur për falsifikim.
"Në bazë të Ligjit të Dekriminalizimit, minimalja është 6 muaj, maksimalja është 5 vjet burg. Nuk ka klauzolë vendimi i parlamentit, kur jep deklarime të rreme apo të pavërteta në formularin e Dekriminalizimit.", ka thënë ndër të tjerash Maliqi.
Pjesë nga intervista
“Ju kanë etiketuar sikur po bënit një luftë donkishoteske me mullinjtë e erës kundër z. Kreshnik Hajdari dhe gjithë makinerisë për marrjen e pushtetit, megjithatë ju nuk u dorëzuat dhe ia keni dalë, në një formë apo një tjetër, ta bllokoni institucionalisht z. Hajdari. A ka qenë kjo pjesë e strategjisë suaj?”
Maliqi u përgjigj: Me emër konkret unë nuk merrem, sepse nuk është ai kryetari i bashkisë. Kryetar bashkie aty është Salillari edhe veglat e Çuçit dhe të të tjerëve, sepse kryetari i bashkisë është thjesht një kukull. I dhuruan mandatin në 2019 pa kandidat nga opozita dhe kësaj radhe, marrë forcërisht me banda, krim, çakull, asfalt elektoral, prandaj janë bërë gjashtë kallëzime në SPAK.
Janë gjashtë kallëzime në SPAK dhe lajmet e kanë dhënë që është marrë i pandehur për falsifikim. Në bazë të Ligjit të Dekriminalizimit, minimalja është 6 muaj, maksimalja është 5 vjet burg. Nuk ka klauzolë vendimi i parlamentit, kur jep deklarime të rreme apo të pavërteta në formularin e Dekriminalizimit.
Të gjitha mediat e kanë ndjekur hap pas hapi të gjithë fushatën elektorale, para dhe pas zgjedhore derisa arritën kulmin në vendin e krimit, në KZAZ: ndërruan 18 kuti, ku Formulari04, edhe në Kolegjin Zgjedhor mungonte, edhe procesverbalet origjinale mungonin, po edhe të 18-a ato kuti ishin pa pamjet filmike në qendrat e votimit, bërë me sprajt qëllimisht, sepse ka qenë urdhri i Çuçit, i kësaj organizate, se në Kuçovë u përqëndrua e gjithë Policia e Shtetit dhe ai Bitri, drejtori i Operacionales, ka qënë një muaj aty i përqendruar.
Kafe Shqeto: Po ndaj Çuçit, ke bërë kallëzim?
Lefter Maliqi: Po, kam bërë një kallëzim për shkak edhe të favorizimit që i ka bërë Salillarit për një ndërtim pa leje këtu dykatësht, një mbi tokë dhe një nën tokë, por ndërkohë edhe për këto të zgjedhjeve, i cili është bashkarisht; e ka bërë edhe koalicioni “Bashkë fitojmë”, znj. Vokshi, por edhe unë.
Përgjigje kemi marrë që jemi në procedurë, në hetim. SPAK-u i vonuar para tre ditësh veproi, ndërkohë që mua më habit një fakt, që SPAK-u duhet të kishte vepruar para vendimit të KQZ-së. Pra, u mor vendimi i Ilirjan Celibashit një ditë më parë dhe ditën tjetër çuditërish e thërret SPAK-u!!!
Atëherë lind pyetja (meqënëse unë vij dhe kam qenë oficer policie në disa rrethe të Shqipërisë, shef i Policisë Kriminale, shef komisariati madje edhe pedagog për ligjet në Akademinë e Policisë), lind pyetja: Kur këta të SPAK-ut e morën të pandehur Hajdarin e partisë, atëherë, po vendimi i Celibashit në kundërshtim me Ligjin e Dekriminalizimit?! Pse nuk e marrin këta dhe të fillojnë çështjen për Celibashin?! Ta marrin nën hetim Celibashin për shpërdorim detyre, sepse s’ka ndodhur ndonjëherë ky fenomen?!”
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38