Flash News

Ditari i Opozitës

Shpërthimi i Ramës ndaj RAI3/ Këlliçi: Nuk e kishte llogaritur impaktin e intervistës

Shpërthimi i Ramës ndaj RAI3/ Këlliçi: Nuk e kishte

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi  u shpreh shkak i shpërthimit të Ramës ndaj Rai3 është mosllogaritja e kryeministrit në impaktin që do të kishte ky emision.

Këlliçi i ftuar ne Syri Tv, tha se kryeministri Rama urren këdo që që e bezdis atë në projektin për ta shndërruar Shqipërinë në kartelin e perfeksionuar të Europës.

“Po mbyllet viti i 11 i pushtetit të tij dhe po hynë viti i 12. Ai me arrogancën që e karakterizon, me agresivitetin që e karakterizon nuk kërkon më as edhe një zë kundra.

Kjo nuk është çështje që ai ka ndonjë urrejtje ndaj opozitës apo ndaj faktorëve të caktuar.

Rama urren këdo që e bezdis në mendjen e tij në këto projekte madhore që ka për ta shndërruar Shqipërinë në kartelin më të mirëperfeksionuar të të ballkanit dhe të Europës, dhe për të vijuar biznesin e tij.

Qasja dhe qëndrimi që ka mbajtur sot Edi Rama vjen për shkak se nuk e ka llogaritur impaktin që ka patur emisioni i Rai3 dhe intervista e tij sepse ka dal bllof.

Ka patur përpara gazetarë që nuk i jep leje ndërtimi, që nuk i intimidon dot, ka patur përpara gazetarë që nuk i ka të afërmit e tyre në punë, që nuk i bën dot dëm nesër qoftë në familje, qoftë në biznes apo qoftë ke pronari i medias që e ushqen me leje ndërtimi apo kontrata dhe koncensione. Ka patur gazetari të vërtetë përballë.”

Të fundit