Flash News

Ditari i Opozitës

Shqipëria, e 7-ta për kultivimin e kanabisit, Zhupa: Qeveria është bërë njësh me krimin e organizuar

Shqipëria, e 7-ta për kultivimin e kanabisit, Zhupa: Qeveria

Raporti i fundit Botëror i Drogave 2022 e ka klasifikuar Shqipërinë si një ndër vendet kryesore të kultivimit të lëndëve narkotike kanabis. Shqipëria është e shtata në botë nga shtetet më të përmendura për origjinën, nisjen dhe tranzitin e barit të kanabisit për periudhën 2016-2019.

Lidhur me raportin në fjalë, ka reaguar edhe deputetja demokrate Ina Zhupa. Në një postim në Facebook, Zhupa shkrua se kjo është arritja e qeverisë më të dështuar e korruptuar që është bërë një me krimin e organizuar.

Teksa shprehet se shqiptarët nuk e meritojnë një qeverisje të tillë, Zhupa i bën thirrje të bashkohen në protestën e 7 korrikut të thirrur nga Partia Demokratike dhe Shoqëria Civile.

Postimi i plotë:

Shqipëria në “G7” e vendeve më të fuqishme në kultivimin e kanabisit. Këto janë arritjet e një qeveri të dështuar, të korruptuar, të bërë njësh me krimin e organizuar.

Shqipëria përmendet si një nga shtatë vendet kryesore në botë të kultivimit të kanabisit nga 154 vende, në raportin e fundit botëror të drogave 2022, një publikim i UNODC, zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimet.

Ndërsa për Europën Juglindore, Shqipëria renditet e para për vendet që kanë një kultivim të konsiderueshëm të kanabisit, i cili eksportohet ose prodhohet për kultivim të brendshëm.

Me këto të dhëna si Kanabistan i Europës, na shfaqen si të cuditur që Bashkimi Europian nuk hap negociatat me Shqipërinë.

Qytetarët shqiptar nuk meritojnë këtë qeverisje, nuk meritojnë të jenë vendi i drogës dhe i krimit, por vendi i punës dhe dinjitetit.

Shqipëria në rrezik, protestojmë më 7 korrik, ora 19:00!

Të fundit