Flash News

Ditari i Opozitës

“Është regjistruar në librin e zi të Dibrës”, Berisha thumbon Bashën: Në çdo fis ka një ashtu!

“Është regjistruar në librin e zi të

Ish-kryeministri Sali Berisha prezantoi sot në Dibër kandidatin e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit. Në fjalën e tij Berisha nuk i kurseu as thumbat dhe akuzat për kryedemokratin Lulzim Basha.

Berisha u shpreh se Basha është i regjistruar në librin e zi të Dibrës duke thënë se “në çdo fis ka një ashtu”. Ai i rikujton kryedemokratit heshtjen përballë ndërtimit të HEC-it në Skavicë, duke përcjellë mesazhe të mos tentohet shpërndarja e votave kundrejt shpërblimeve monetare.

"Krahas kandidatit të Ramës kemi dhe kandidatin e Lulzim Bashës, që ne me votën në 6 mars duhet ti japim fund. Në çdo fis ka një ashtu që s’po e them, por po e them se është i regjistruar në librin e zi të Dibrës, ndaj heshtjes që bën për përmbytjen e zonës nga HEC-i i Skavicës. Siç bëj thirrje për kandidatin e tij se asnjë votë sepse gjithçka është e stisur. Dy mesazhe do i dërgoj Petrit Dodës dhe Edmond Isakut, që të ndërpresin çdo aktivitet kriminal me shpërndarje parash për vota, pasi sa të jetë PD-ja do tu mbajë mend dhe ndaj jush dhe atyre që dënojnë votën do të mbahet qëndrimi më i ashpër, mos u bëni ushtar të Lulzim Bravës", ka thënë Berisha.

Të fundit