Flash News

Ditari i Opozitës

Shtyhet më 6 janar seanca për Berishen, vendoset nëse do të gjykohet

Shtyhet më 6 janar seanca për Berishen, vendoset nëse do të

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar Korrupsionit do ta shqyrtojë dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani më 6 janar të vitit të ardhshëm, pas vendimit të togave të zeza për shtyrjen e saj.

Më datë 6 janar 2025, GJKKO do të vendosë nëse kjo dosje hetimore e SPAK, do të kalojë ose jo për gjykim.

Pas përfundimit të seancës, avokati Genc Gjokutaj, tha se “çështja është shtyrë për më datë 6 janar, ora 11:00”.

 Sipas tij subjekti “Home Plan” i Fatmir Bektashit ka kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërkohë që Berisha nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

“Është bërë një kërkim, këto behën dhe në faza kur ende nuk kanë ndërmend të kërkohet gjykim i shkurtuar se në fund të fundit. Gjykimi i shkurtuar është fazë që duhet të kërkohet tani, sepse bie në dekadencë nëse dërgohet për gjyq”, tha Gjokutaj.

I pyetur nëse pati komente për vendimin e lirimit të Sali Berishës, Genc Gjokutaj u shpreh se: “SPAK ka dorëzuar një akimim në gjykatën e Apelit të paargumentuar, një ankimim krejt formal sepse ato janë ezauruar si faza, ka përsëritur  dhe fakte të cilave gjykata nuk i ka hyrë fare… Ndërsa në këtë seancë nuk u diskutua fare masa e sigurisë”.

Të fundit