Flash News

Ditari i Opozitës

Shtyhet për herë të shtatë gjyqi ndaj Ervin Salianjit

Shtyhet për herë të shtatë gjyqi ndaj Ervin Salianjit

Gjykata e Apelit ka shtyrë sërish gjyqin ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji, si i pandehur në dosjen “Babalja”.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e një prej gjyqtarëve. Ende nuk është bërë një njoftim për seancën e ardhshme ndaj Salianjit.

“Sot me date 16.01.2023 ora 13:30, eshte planifikuar seanca gjyqesore e ceshtjes penale ndaj te pandehurve Ervin Salianji, etj.

Ju komunikojme se dhe sot per arsye objektive nje nga anetaret e trupit gjykues nuk do te jete i pranishem.

Ne kushtet e mesiperme, seanca gjyqesore nuk do te mund te zhvillohet.

Dita dhe ora e seances se ardhshme do te komunikohet sapo te caktohet”, njofton gjykata.

Të fundit