Flash News

Ditari i Opozitës

Shtyrja e publikimit të të dhënave të censit, Berisha: U duhen 6 muaj të sjellin shifrën që u ka urdhëruar Rama

 Shtyrja e publikimit të të dhënave të censit, Berisha: U

Kreu i PD, Sali Berisha reagon pas deklaratës së drejtoreshës së INSTAT për shtyrjen e publikimit të të dhënave të censit.

Duke folur nga ballkoni i banesës së tij, ku ndodhet në ‘arrest shtëpie’, Berisha tha të dhënat e regjistrimit të popullsisë do të shtyhet edhe për 6 muaj.

“Kombin shqiptar e urrejnë dhe duan ta shkatërrojnë çdo vit dhe më shumë. Edhe sot zëdhënësja e Edi Ramës njoftoi se do të shtyhet edhe për 6 muaj publikimi i të dhënave të regjistrimit të popullsisë.

U duhen 6 muaj për ta sjellë nga 1.5 milionë që doli në realitet në shifrën që do Edi Rama, për të mbuluar atë që ai i krijoi kombit me regjimin e tij, më të keqen që shqiptarët kanë parë në historinë e tyre, humbjen në 8 vite të 1/3 së popullit.
Miqtë e mi, me këto ritme Shqipëria brenda maksimumit të 4 viteve do të jetë ajo që ishte në vitin 1950”, Berisha.

Mbledhja e të dhënave në terren për censin nisi që prej 18 shtatorit dhe u mbyll pas tre muajsh.

Të fundit