Flash News

Ditari i Opozitës

Shtyrja e seancës së Këshillit të Mandateve, Bardhi: Maxhoranca i dha kohë Ahmetajt të fshihej nga drejtësia

Shtyrja e seancës së Këshillit të Mandateve, Bardhi:

Pasi kanë deklaruar se Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri, avokatët e tij kanë kërkuar shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve për ditën e nesërme në 16:00,, për të marrë kohë më tepër për mbrojtjen. Ndërkohë nga ana tjetër opozita ka kërkuar që diskutimi të vijojnë sot.

 Deputeti Gazment Bardhi tha se kjo shtyrje ishte një ndihmë që po i jepet Arben Ametajt për t’i dhënë kohë për t’i shpëtuar drejtësisë.

“Mbledhja filloi me një kërkesë të opozitës që të ishte e hapur, është e vërtetë që ishte sugjerim i SPAK që të zhvillohej me dyer të mbyllura për të ruajtur sekretin hetimor.

Duhej të ishte Këshilli që të vendoste, por në mënyrë arbitrare maxhoranca mori vendimin. Diskutimet nga SPAK, asnjë informacion shtesë veç asaj që është publikuar në media.

Për t’i dhënë kohë Ahmetajt, sikundër u konfirmua nga avokatët që ai ishte Jashtë vendit. Ata dinin që nuk është arratisur, por ndërkohë nuk dinin se kur kishte ikur dhe ku ndodhej. Kjo është ndihmë që maxhoranca po i jep Ahmetajt për t’u fshehur nga drejtësia”, tha ai.

 

Të fundit