All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Si do pozicionohen më 6 mars? Aleatët njoftojnë konferencë, nuk preferojnë aleanca

All - Paragraf - 1

Si do pozicionohen më 6 mars? Aleatët njoftojnë konferencë,

Aleatët pritet të dali me një konferencë për të treguar se si do të përfshihen në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen më 6 mars.

All - Paragraf - 3

Ka qenë kreu i PAA-së, Agron Duka, që deklaroi se aleatët preferojnë të mos krijojnë aleanca me grupet e tjera. “Ne së shpejti do dalim në konferencë me 4 aleatët, preferojmë të mos bëjmë aleancë me ndonjë grup sepse kështu theksojmë më shumë përçarjen. Kam folur dhe me Bashën dhe me Berishën, dhe ia kam thënë këto që kam thënë dhe në media,” tha Duka.

Në një lidhje direkte me studion e ‘Breaking’ në Top Channel, Duka tha se zgjedhjet e 6 marsit do të sjellin surpriza për disa bashki, teksa komentoi disa nga kandidatët e bërë publikë prej partive politike.

“Garë do të ketë patjetër. Maxhorancës i leverdis të ketë një proces të rregullt. PD e Bashës por dhe grupi i Rithemelimit pretendon se është PD e vërtetë. Kështu që dy palët do tentojnë të marrin sa më shumë vota në krahasim me njëra-tjetrën. Duke qenë se janë zgjedhje vendore, kandidati tërheq diçka më shumë se sa në zgjedhjet parlamentare, prandaj mund të kemi një surprizë në ndonjë bashki. Në Shkodër për shembull mendoj se prapë pretendente do jetë e djathta. Durrësi ka një kandidate me profil jo të lartë politik. Nëse do ishte opozita e bashkuar, do të fitonte opozita.  Mund të ketë surpriza në disa bashki,” tha Duka.

 

 

Të fundit