Flash News

Ditari i Opozitës

Si do ta presë Basha protestën e Berishës? Një orë para protestës mbledh Kolegjin e Kryetarëve, më pas Kryesinë

Si do ta presë Basha protestën e Berishës? Një orë para

Një orë para protestës së thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha, kreu i PD, Lulzim Basha do të mbledhë në selinë e PD Kolegjin e Kryetarëve, ku do të diskutohet mbi zbatimin e vendimeve të dala nga Kuvendi Kombëtar i 18 dhjetorit. “Të nderuar Kryetarë,

“Të shtunën, datë 8 Janar, ora 11:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”. Në mbledhje merr pjese edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do ti nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë, e cila do të mblidhet po atë ditë", thuhet në mesazhin e dërguar nga sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi.

Ndërkohë, pas takimit me Kolegjin e Kryetarëve, Basha do të mbledhë edhe Kryesinë për të miratuar programin e diskutuar nga Kolegji.

 

Të fundit