Flash News

Ditari i Opozitës

'Tepsia' pas 25 prillit, Kryemadhi komenton ndarjen e ministrive me PD-në, 'thumbon' kryeministrin: Duhet të mbyllim ‘aksidentin Rama’

'Tepsia' pas 25 prillit, Kryemadhi komenton ndarjen e ministrive me
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi,

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë një takimi me gazetarët, është shprehur se ndarja e ministrive në rast të fitores së opozitës më 25 prill është gjëja e fundit që i shkon në mendje.

Ndërsa e ka cilësuar kryeministrin si një “aksident” në qeverisje, për Kryemadhin e rëndësishme është të mbyllet ‘aksidenti Rama’, që i ka kushtuar shqiptarëve dhe klasës politike, jo ndarja e pushtetit.

Po ashtu, kryetarja e LSI-së bëri me dije se në konventën e LSI-së do të flitet për pikat kryesore të fokusit të kësaj force politike.

“Për sa i përket angazhimit të LSI-së ne jemi të fokusuar tek rinia, arsimi dhe puna e mirëpaguar për të rinjtë. 80% e elektoratit që votojnë LSI janë nga 18 deri në 35 vjeç. Për sa i përket ndarjes në qeveria, është gjëja e fundit që kam në mendje. E rëndësishme të mbyllim më 25 prill ‘aksidentin Rama’ që i ka kushtuar shqiptarëve dhe klasës politike. Kemi sjellë një produkt jo vetëm të shëmtuar por që ka marrë peng të ardhmen e të rinjve. LSI ka në thelb procesin e integrimit europian.
Në konventë do të flasim për pikat kryesore ku do të fokusohemi. Ne do kemi një konsultim më të ngushtë me partnerët tanë të opozitës së bashkuar. Do jemi bashkë dhe pas 25 prillit”,
tha Kryemadhi.

Të fundit