Flash News

Ditari i Opozitës

“Sikur të ishte narcos”, Lela për mënyrën e arrestimit të Metës: Shfaqje shëmtie

“Sikur të ishte narcos”, Lela për mënyrën e

Drejtori i shtypit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, ka reaguar për mënyrën e arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë.

Me anë të një postimit në Facebook, Lela shkruan se çfarë nevoje ka që ish-Kryeministri i Shqipërisë, nga Partia Socialiste, dhe ish-Presidenti, i votuar po nga Partia Socialiste, të merret me forcë dhe në shkelje të çdo etike njerëzore dhe ligjore, sikur të ishte një narcos.

Çfarë nevoje ka që ish-Kryeministri i Shqipërisë, nga Partia Socialiste, dhe ish-Presidenti, i votuar po nga Partia Socialiste, të merret me forcë dhe në shkelje të çdo etike njerëzore dhe ligjore, sikur të ishte një narcos.

Aq më keq kur narcos-at e negociojnë dorëzimin me policinë dhe SPAK-un, në ato raste të rralla, kur nuk lajmërohen po nga krerët e policisë dhe të SPAK-ut, të vënë në shërbim të bandave.

Megjithë mend, çfarë nevoje ka për këtë shfaqje shëmtie, apo dhuna ndaj kujtdo që është në anën e kundërt të Edi Ramës dhe pushtetit është qëllim me vete.

Turp!”

Të fundit