Flash News

Ditari i Opozitës

“S’ka Kuvend”/ Berisha i përgjigjet Bashës: Kuvendi do të mblidhet! PD s’ka nevojë për një lider peng

“S’ka Kuvend”/ Berisha i përgjigjet Bashës: Kuvendi

Pas deklaratës së kreut të PD-së Lulzim Basha se nuk do të ketë asnjë Kuvend që do të diskutojë vendimet amerikane, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan i vendosur se Kuvendi do të mblidhet për të diskutuar jo vendimet e ndonjë qeverie, por për të diskutuar vendimet e “pengut të Ramës”.

“Per 8 vjet Edi Rama vazhdon te qendroje ne pushtet sepse eshte ne pazar me dike qe eshte shume i kenaqur te qendroje edhe 80 vjet ne opozite.

Kuvendi i PD do mblidhet ne perputhje me statutin e PD dhe askush qe tmerrohet prej tij nuk mund ta pengoje.

Ai nuk nuk do te mblidhet per te shqyrtuar vendimet e asnje qeverie por vetem vendimet e pengut te Edi Rames.

Kuvendi do mblidhet gjithashtu per te shpetuar PD nga pazaret e peng Bashes me Edi Ramen dhe per t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresen demokrateve pas 4 humbjesh radhazi perballe regjimit me te korruptuar dhe inkriminuar te Europes.

PD nuk i duhet nje lider i kapur peng qe ben pazar me Ramen dhe shpall non grata bazen e partise i tmerruar prej saj”, shkruan Berisha në Facebook.

Pak më parë, në një deklaratë për mediat Basha mohoi akuzat e Berishës se është “peng i Ramës” dhe se “ka pazare mes tyre”. “Për 8 vite me radhë Edi Rama më ka akuzuar për kukull të Sali Berishës. Dje Berisha më akuzoi për peng të Ramës. E para është gënjeshtër, e dyta nuk do ndodhë kurrë. Të dyja janë dy anë të së njëjtës medalje,” deklaroi Basha.

Ai theksoi se “Kuvend të PD-së për të marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur.”

Të fundit