Flash News

Ditari i Opozitës

Ristani rrëzon Bardhin: Kuvendi mund të vetëmblidhet dhe të verifikojë mandatet e anëtarëve

Ristani rrëzon Bardhin: Kuvendi mund të vetëmblidhet dhe të

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani ka kundërshtuar deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi, i cili deklaroi se firmat nuk janë mbledhur dhe në këto kushte Kuvendi nuk mund të mblidhet në kundërshtim të statutit.

I ftuat në "Opinion", Ristani tha se Kuvendi mund të vetëmbldihet dhe statuti ia njeh të drejtën që vetëm ai t'i verifikojë mandatet e anëtarëve.

“Nuk ka ndryshim të momentit të fundit. Opinioni u manipulua nga kundërshtarët e Kuvendit. Kuvendi po  mblidhet jo në një procedurë normale, sepse e thërret kryetari. Në raste kur këto organe nuk e mbledhin, Kuvendi mund të vetëmblidhet. Dhe verifikimi i mandateve të çdo Kuvendi edhe të Shqipërisë, është vetë Kuvendi që i verifikon. E thërret ¼ në këtë rast. Kur mblidhet Kuvendi bën verifikimin, që edhe pakica të jetë prezente kur verifikohen mandatet. Kushdo qoti nga administrata qoftë nga kryetari mund të shkojë në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar për të parë firmat. Ka një problem me sekretariatin i cili qëndron në kundërshtim me statutin sepse nuk është zgjedhur me votë të fshehtë. Kini parasysh ka deklarim zyrtar të PD gjatë garës së fundit të kryetarit listat e anëtarëve të PD nuk bëhen publike.  I kam parë me sytë e mi dhe nuk do jenë 4.200 sepse ishin deri tani aq. Janë edhe shumë të tjera akoma”, deklaroi Ristani.

I pyetur se si do të thirret Kuvendi, Ristani tha “u bë njoftimi zyrtar sot nga Berisha, u bë dërgimi i dokumentacioneve në zyrën e Këshillit Kombëtar dhe do të ketë njoftim zyrtar në media në emër të ¼ që ka dhënë firmat.”

 

 

Të fundit