Flash News

Ditari i Opozitës

Skandali/ Garda e urdhëruar të mos lejojë hyrjen në Kuvend edhe të deputetët e papërjashtuar të opozitës

Skandali/ Garda e urdhëruar të mos lejojë hyrjen në Kuvend

Një situatë e pazakontë është krijuar pasditen e sotme në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë, pak pasi ka nisur seanca plenare.

Deputetët e PD por edhe të partive të tjera opozitare nuk janë lejuar të hyjnë në seancë, për shkak se 19 prej deputetëve të PD u përjashtuan me 10 ditë.

Shumë prej tyre janë konfrontuar me punonjësit e Gardës, por sërish nuk janë lejuar të bëhen pjesë e seancës së sotme. Ka qenë deputeti Dashnor Sula, ai i cili ua ka sqaruar disa herë para mediave se ai dhe deputetët të tjerë duhet të lejohen pasi nuk janë përjashtuar.

“Ne që nuk jemi terroristë me kollare, hapni rrugën të përmbush detyrën si deputete i kuvendit të Shqipërisë. Kaq po kërkoj. Nuk jam përjashtuar asnjëherë nga seancat plenare. Na hapni rrugën se jemi të papërjashtuar o zotëri. NUk na keni votuar ju, por populli shqiptar”, ka deklaruar Sula para gardës.

 

Të fundit