Flash News

Ditari i Opozitës

Skandali i “ONE”, Vokshi: AKEP është urdhëruar të mbrojë kompaninë telefonike

Skandali i “ONE”, Vokshi: AKEP është urdhëruar

Kompania telefonike “ONE” ndërpreu shërbimet e abonentëve të saj për disa ditë më radhë, duke krijuar një situatë kaotike.

Deputetja demokrate Albana Vokshi sjell në vëmendje situatën, duke dënuar sjelljen e AKEP, që sipas saj, nuk i është përgjigjur interesit publik.                                                          

Sipas saj, AKEP është urdhëruar të mbrojë kompaninë “ONE”.

Në një njoftim më 24 Gusht, përmes një deklarate të shkurtër, enti shtetëror që ka për detyrë të veprojë si rregullator i fushës së komunikimeve elektronike, ka konstatuar problematikën. AKEP thotë se ka kryer një inspektim gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, duke i vendosur One Albania sh.a. masa administrative të shoqëruara nga një sërë rekomandimesh për korigjimin e problemeve teknike të brendshme me impakt në vijueshmërinë dhe cilësinë e shërbimit.

Po ashtu, shton se në këtë kuadër, do të vlerësojë situatën pas kryerjes së verifikimeve që parashikohen nga legjislacioni në fuqi.  Gjithashtu, shton se kompania “mund të paditet drejtpërdrejt dhe në çdo moment në gjykatë për vlerësimin dhe kompensimin e dëmit të shkaktuar”.

Të fundit