Flash News

Ditari i Opozitës

Skandali me mbetjet toksike, Zhulali: Mafia e plehrave është e gjallë, opozita do të bëjë detyrën

Skandali me mbetjet toksike, Zhulali: Mafia e plehrave është e

Ilda Zhulali, këshilltare e opozitës në Bashkinë e Tiranës, ka folur për skandalin me mbetjet toksike.

Zhulali u shpreh nga protesta para bashkisë së Tiranës se mafia e plehrave është e gjallë dhe po e dëshmon me skemën që kërkon të vendosë në zbatim.

Zhulali tha se opozita do të bëjë detyrën e saj duke u bërë thirrje qytetarëve të mos ndikohen nga mazhoranca.

“Nuk ka sot asnjë njeri në Tiranë a në Shqipëri që kur i thua emrin e Erion Veliajt të mos kujtohet se është mashtrues dhe hajdut. Nuk ka njeri sot në Tiranë apo Shqipëri që nuk është i bindur që ky njeri është i korruptuar dhe i kalbur nga koka te këmbët.

Megjithatë ai sot është ende në detyrë dhe për këtë fajin nuk e ka opozita. Kjo është akuza që çdo njeri që ka bindjen që Erion Veliaj është i korruptuar , kjo është akuzë e drejtpërdrejtë për SPAK-un dhe gjykatën.

Opozita nuk është prokurori. Opozita nuk është gjykatë. Ne e kemi bërë detyrën tonë dhe do të vazhdojmë që ta bëjmë. Prandaj, qytetarë të mos iu shpëlahet truri nga ato që thonë. Kjo është një akuzë e juaj, ndoshta edhe e heshtur, për SPAK-un dhe gjykatën.

Qëndroni vigjilentë! Mafia e plehrave është e gjallë! Ata të njëjtën skemë do të prodhojnë. Shikoni se çfarë po bëhet me mbetjet e tjera, mbetjet toksike, që janë larguar nga Shqipëria, por do të na i kthejnë përsëri këtu. Juve do të vijnë t’ju helmojnë, ne të gjithë bashkë dhe prandaj të bashkohemi e të qëndrojmë edhe më shumë", tha Zhulali.

Të fundit