Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Më 24 janar kërkojmë vetëm dorëheqjen e Ramës, Shqipëria nuk i do më

Berisha: Më 24 janar kërkojmë vetëm dorëheqjen e

Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se protesta e paralajmëruar për 24 janar do të ketë një kërkesë të vetme dhe të qartë: dorëheqjen e qeverisë.

I pyetur nga gazetarët nëse ekziston një skenar i përcaktuar për mënyrën se si do të zhvillohet protesta dhe nëse qytetarët do të qëndrojnë në shesh, Berisha u shpreh se do të informojë publikun hap pas hapi për çdo vendim, duke theksuar se ka qenë gjithmonë transparent në komunikimin e tij.

“Në momentin e duhur do t’ju informoj për të gjitha gjërat”, u shpreh ai, duke shtuar se edhe projektet apo veprimet e planifikuara i ndan hapur me median dhe publikun.

Sa i përket kërkesës kryesore të protestës së 24 janarit, Berisha ishte kategorik: “Dorëheqja, vetëm dorëheqja”.

Pyetje: Zoti Berisha, a keni një skenar për protestën e 24 janarit apo është ende herët dhe takimet e mëtejshme do të përcaktojnë edhe se si do të zhvillohet kjo protestë? Pra a do të ketë një qëndrim të qytetarëve në shesh?

Sali Berisha: Nuk do të gjeni kurrë, kurrë një njeri transparent si unë. Në komunikatë, jo. Gjeni ju, ku i keni? Ku është, ku janë të tjerët? Pra unë çdo ditë u them ju atë që kam ndërmend të bëj, e ndonjëherë edhe gjëra që janë projekte. Kështu që, ose që do bëhen. Pra, në moment, unë do ju informoj ju për të gjitha gjërat.

Pyetje: Çfarë do të kërkohet me 24 janar, zoti Berisha?

Sali Berisha: Dorëheqja, dorëheqja, vetëm dorëheqja. Kjo është e gjithë puna. Shqipëria nuk do, nuk do më t'i shohë me, nuk do më t'i shohë me sy të ballit këta njerëz, a kupton. Nuk do, ka fituar urrejtje të madhe.

Të fundit